27.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1/4 e huave në Shqipëri për shtëpi/ Çfarë duhet të dini para...

1/4 e huave në Shqipëri për shtëpi/ Çfarë duhet të dini para se ti drejtoheni bankës dhe pasi të keni marrë kredinë

Kreditë për blerje banesash për ekonominë gjatë muajit Prill 2022 fiksohen në 153 mld lekë, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, çka përkthehet në rreth 1.2 miliard euro.

Krahasuar me vitet paraardhëse mund të themi se kjo vlerë rezulton të jetë më e larta prej fund vitit të 2015, referuar shifrave zyrtare.

Pesha e huave për blerje banesash mbi totalin e huave të marra gjithsej fiksohet ne 23% për muajin Prill 2022 nga 19% që ka qenë në Dhjetor 2015. Pra, për gjashtë vjeçarin e fundit, shohim se kemi një rritje me 4 pikë përqindje në peshën që zë kredia për blerje banese mbi totalin e kredisë për të gjithë ekonominë.

Thënë më thjeshtë, thuajse ¼ e kredisë të sektorit bankar në Shqipëri, shkon për blerje banese.

Siguracioni që ju nevojitet për të marrë kredi

Por mos harroni! Për të marrë një kredi afatgjatë ju nevojitet “Sigurimi i jetës së debitorit”, një produkt praktikisht i detyrueshëm, si kusht i bankave apo institucioneve të tjera të kredidhënies për garantimin e kredive bankare afatgjata. Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit ndaj institucionit të huadhënies.

Ky siguracion ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata dhe familjarët nga rrreziku i mos shlyrjes së hua-së si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit.

Produkti i SIGAL LIFE UNIQA Group Austria garanton çlirimin e familjes të të siguruarit apo ortakëve të biznesit nga detyrimi bankar, pasi kompania merr përsipër, në rast humbje jete, të shlyejë shumën e pakthyer të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta.

Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-prill 2022, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria është kompania e sigurimit që kryeson këtë treg, si për përqindjen që ze ashtu edhe për dëmet e paguara.

Sa i përket dëmeve, SIGAL LIFE ka një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHESONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të besuara tek shqiptarët

A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.

Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!

  1. Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.
  2. Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.

Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri?

Sipas ekspertëve të sizmiologjisë, Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.

Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësore për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Dhe në këtë drejtim SIGAL UNIQA Group Austria ka treguar se është kompania e sigurimeve më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri.

Në vitin 2019 Shqipëria u godit nga disa tërmete të forta ku ai i nëntorit rezultoi më tragjiku dhe ku humbën jetën 51 persona e mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë.

Edhe dëmet materiale ishin kolosale. U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u shpallën të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit.

Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin, SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se është kompania lider në sigurime.

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 16 milionë euro.

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

Bli “Sigurimin e Shtëpisë” Online nga celulari apo laptopi juaj.

Ose merr një ofertë tani në WhatsApp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat