17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNis nesër turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, Policia - shoferëve: Shmangni...

Nis nesër turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, Policia – shoferëve: Shmangni rrugët ku do të zhvillohet gara

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë do të startojë nesër teksa Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e shoferëve që të mos përdorin rrugët ku do të zhvillohet gara.

Turi zhvillohet me 5 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë.

Për rrjedhojë, Policia e Shtetit njofton se janë marrë masa të larta sigurie për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në këto gara.

Aktiviteti çiklistik starton nesërme me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.

“Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat