Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 12 në qytetin e Korçës.
Flakët kanë përfshirë banesën dhe për pasojë një person nuk mundi të dalë i gjallë.
Në momentin e zjarrit, në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë mundur të dalin prej aty, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur brenda dhe është gjetur i pajetë nga zjarrfikësit. Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Dolani 64-vjeç.
Sipas informacioneve 64-vjeçari është munduar të ndezë zjarrin me benzinë dhe kjo ka rezultuar fatale për jetën.
Lexo edhe: Digjet totalisht lokali, nevoja urgjente për sigurimin nga zjarri
A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?
Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.
Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri. Vetëm sigurohuni që polica juaj e sigurimit të përfshijë edhe sigurimin nga zjarri.