6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri përfshin banesën në Korçë, humb jetën 64-vjeçari

Zjarri përfshin banesën në Korçë, humb jetën 64-vjeçari

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 12 në qytetin e Korçës.

Flakët kanë përfshirë banesën dhe për pasojë një person nuk mundi të dalë i gjallë.

Në momentin e zjarrit, në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë mundur të dalin prej aty, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur brenda dhe është gjetur i pajetë nga zjarrfikësit. Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Dolani 64-vjeç.

Sipas informacioneve 64-vjeçari është munduar të ndezë zjarrin me benzinë dhe kjo ka rezultuar fatale për jetën.

Lexo edhe: Digjet totalisht lokali, nevoja urgjente për sigurimin nga zjarri

A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?

Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.

Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri. Vetëm sigurohuni që polica juaj e sigurimit të përfshijë edhe sigurimin nga zjarri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat