18.5 C
Tirana
Tuesday, April 21, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCEO i SIGAL në Simpoziumin e Karrierës të Universitetit të Elbasanit: Industria...

CEO i SIGAL në Simpoziumin e Karrierës të Universitetit të Elbasanit: Industria e sigurimeve shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e vendit

CEO i SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari, ishte sot i pranishëm në Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive të zhvilluara nga Universiteti i Elbasanit.

Z. Ponari prezantoi qasjen e SIGAL drejt tregut, industrinë e sigurimeve në tërësi, rëndësinë e saj në ekonominë e vendit dhe mundësitë e karrierës dhe internshipeve që ofrohen nga kompania.

“Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka mbi 30 vjet që është krijuar, me kompaninë e parë shtetërore të sigurimeve në vitin 1991, dhe më pas në vitin 1999 me liberalizimin e tregut u krijuan shoqëritë private të sigurimeve. Ndonëse është një nga tri shtyllat e ekonomisë së zhvillimit të një vendi, tregu i sigurimeve ende nuk është në nivelin e duhur si pasojë e mungesës së njohjes së rëndësisë së kësaj industrie nga vendimmarrësit dhe e mungesës së kulturës qytetare për sigurimet. Aktualisht një qytetar shqiptar paguan vetëm 100 Euro në vit për sigurime ose 5 herë më pak se vendet e rajonit.”

Në prezantimin e tij po ashtu u ndal te tregu rajonal, depërtimi i sigurimeve në treg dhe produktet që ofron SIGAL INSURANCE GROUP.

Aktiviteti organizohej nga studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” me pjesëmarrjen e personaliteteve më të spikatura nga fusha të ndryshme të vendit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat