Një zjarr është raportuar në Pogradec, ku shkak është bërë përdorimi i drurit për ngrohje brenda një banese.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe ndihmës së parë në kohë, nuk ka dëme në njerëz. Ky është lajmi më i mirë i ditës.
Por çdo ngjarje e tillë duhet të na bëjë të reflektojmë. Zjarret, përmbytjet, shpërthimet apo defektet elektrike nuk paralajmërojnë. Ato vijnë papritur dhe godasin fort. Dhe kur godasin një banesë, ajo humbet në minuta atë që një familje e ka ndërtuar për vite.
Sa do të përfitonte kjo banesë, rreth 120 m2, në rast se përhapja e flakëve do të ishte fatale?
Pikërisht për këto momente ekziston sigurimi i pronës.
Me vetëm 4,200 lekë në vit çmim sigurimi nga zjarret, për një banesë 120 m2 si ajo që duket në foto, një familje mund të ketë mbrojtje të plotë:
-
Deri në 6,500,000 lekë dëmshpërblim për ndërtesën
-
Deri në 1,900,000 lekë dëmshpërblim për pajisjet dhe orenditë
Në SIGAL IG, këto nuk janë thjesht shifra. Janë garanci. Janë qetësi. Janë mbrojtje e investimit më të madh të një familjeje: shtëpisë.
Në rast se banesa do të jetë e siguruar, me dokumentacionin e plotë sipas kontratës, brenda 14 ditëve punë zyrtare, sipas dëmit, do të ketë zhdëmtimin e plotë nga kompania siguruese.
SIGAL IG do të jetë pranë teje, kur askush tjetër nuk do të mundet. 17.2 milionë dëme të paguara në Shqipëri dhe mbi 43 milionë euro dëme të paguara në rajon, e bëjnë SIGAL IG kompaninë me më shumë dëme të paguara për klientët e vetë në rajon.




