Vazhdon seria e zjarreve në Lushnje. Pas djegies se dhjetra hektarëve ullishte pasditen e djeshme, sot në mëngjes në fshatin Kasharaj është aktivizuar një vatër e re zjarri.
Ndërsa janë rrezikuar edhe disa banesa në fshat.
Raportohet se zjarri është përhapur nga pakujdesia pas djegies së mbeturinave dhe më pas ka vijuar përhapjen dhe ka djegur katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore duke vazhduar në drejtim të pyllit.
Banorët e lagjes kanë larguar bagëtitë dhe me mjete rrethanore kanë mbajtur nën kontroll zjarrin.
LEXO EDHE: Evropa në flakë, por sinoptikanët ngrenë alarmin: Pas vapës, priten stuhi të fuqishme
Rritja e temperaturave dhe shtimi i vatrave të zjarreve në çdo cep të vendit na risjell në vëmendje nevojshmërinë e të qënurit të siguruar përballë çdo të papriture që mund të cënojë shëndetin dhe pronën tonë.
Pse na nevojitet Sigurimi i Pronës?
Edhe pse mund të keni ndërmarrë çdo hap për të siguruar biznesin apo shtëpinë, nuk duhet të neglizhoni mundësinë e aksidenteve nga zjarri.
Një aksident në kuzhinë me bombolën e gazit, tension i lartë elektrik, zjarrvënie të qëllimshme apo zjarre natyrore, e bëjnë të domosdoshme pajisjen me Policën e Sigurimit nga Zjarri, e cila ju mbulon dëmet financiare që lenë flakët pas.
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
- Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji
Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit