11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në një pallat në Tiranë dhe shtator me reshje e përmbytje...

Zjarr në një pallat në Tiranë dhe shtator me reshje e përmbytje por Sigurimi i Pronës ende në nivele modeste

Kati i dytë i një pallati në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ky nuk është rasti i parë kur dëgjojmë ngjarje të tilla, të cilat shoqërohen me kosto të larta financiare.

Por pavarësisht kësaj, shtuar edhe faktin që gjatë shtatorit janë shënuar reshje të dendura në gjithë vendin me disa zona që patën edhe probleme me përmbytjet, niveli i sigurimeve të Pronës është ende në nivele modeste.

Deri në fund të gushtit, raportohen në total vetëm 23 milionë dollarë të paguara nga bizneset e individët shqiptarët për sigurimin e pronave, shkruan Sigurime.Online referuar raportit më të fundit nga AMF.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-gusht 2022 siguruan mbi 2,3 Miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.98% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-gusht 2022, vihet re një rritje prej 5 e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2021, por që gjithësesi shumë e ulët duke parë ekspozimin e lartë ndaj fatkeqësive natyrore në vend.

Një studimi i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, studimi vëren se menaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këto vende, mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish është pothuajse inekzsistent. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në ecurinë ekonomike të vendeve të prekura.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, Sigurimi i Pronës nga katastrofat, vitin e kaluar kishte një volum total të primeve të shkruara bruto prej 1.74 miliardë lekësh ose rreth 4.5 milionë eurosh.

Kjo përkthehet në një shpenzim mestar vjetor për sigurimin e pronës në vetëm 5 euro për frymë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat