Rimëkëmbja e ekonomike e premtuar në Amerikë duket se ka hasur një pengesë, ku sipas shifrave të publikuara, gjatë muajit shtator janë hapur vetëm 194.000 vende pune.
Specialistët kanë bërë me dije se shifrat janë shqetësuese dhe vërtetojnë se pandemia po vijon të godasë ekonominë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dytin muaj radhazi shënon shumë pak vende të reja pune, teksa ngërçi nisi të duket që në fund të muajit gusht.
Byroja e Statistikave të Punës bëri me dije se shkalla e papunësisë ra me 4.8% në krahasim me muajin gusht që shënonte 5.2%.