13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon publikimi i të dhënave të shqiptarëve, hakerat tregojnë numrat e celularëve

Vijon publikimi i të dhënave të shqiptarëve, hakerat tregojnë numrat e celularëve

Rrjedhjet e të dhënave personale janë bërë ritual tashmë në Shqipëri.

Hakerat që morën përsipër sulmin ndaj serverave të qeverisë shqiptare, tashmë si pothuajse çdo të hënë që publikojnë dokumente të reja, kanë bërë publike numrat e telefonave celularë.

Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, ka publikuar në rrjetin e vetë në Telegram databazën me të qindra-mijëra numra të telefonisë celulare, shoqëruar me emër, mbiemër dhe numrin e kartës së identitetit.

Shkak i sulmit të tyre është mbështetja për muxhahedinët iranianë të strehuar në kampin MEK në Manëz.

Në të, veç të dhënave personale, tregohet dhe data kur këto numra janë aktivizuar për herë të parë, si dhe burimin e këtyre numrave.

Qeveria shqiptare ka akuzuar Iranin dhe vendi ynë ka shkëputur marrëdhëniet, ndërkohë që dhe në deklaratat publike, është thënë se shkak është strehimi i opozitës iraniane në Shqipëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat