11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Si ndodhi aksidenti në Librazhd! Humbi kontrollin dhe u përplas me...

VIDEO/ Si ndodhi aksidenti në Librazhd! Humbi kontrollin dhe u përplas me kamionin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Ka rënë në prangat e policisë, 20-vjeçari që përplasi të enjten me makinë kamionin në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”.

Si pasojë, u dëmtua vetë i riu dhe pasagjerja që udhëtonte më të.

Më poshtë mund të shihni videon e aksidentit në fjalë, e marrë nga kamera e instaluar në kamionin me targa të Maqedonisë së Veriut. 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur kamionin që drejtohej nga shtetasi 46 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sipas shifrave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë vitit 2023 janëregjistruar 1228 aksidente rrugore me pasoja të rënda ku 191 persona kanë mbetur të vrarë dhe 187 të tjerë janë plagosur rëndë. Pa harruar këtu edhe dëmet materiale.

LEXO EDHEKeni siguracionin TPL dhe jeni përfshirë në një aksident? Ja si duhet të veproni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat