25.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO - Çmendet moti/ Reshje të dendura dhe futurunë në Tiranë, përmbytje...

VIDEO – Çmendet moti/ Reshje të dendura dhe futurunë në Tiranë, përmbytje në Durrës

Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën dhe që në vendin fqinj Itali ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas sinoptikanëve, vendi ynë preket nga periferia e kësaj stuhie të fortë, e cila ka përfshirë pjesë më të madhe të Europës.

Si rrjedhojë, nga mesdita e në orët në vijim, do të ketë mot të vranët, me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar e herë pas herë të larta.

Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë Ultësirën Perëndimore dhe vijën bregdetare.

Pamje nga Tirana

 

Përmbytje në Durrës

 

Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Këto reshje do të vijojnë deri të shtunën në mesditë. Më pas, do të ketë një ndërprerje të reshjeve deri të dielën pasdite, kur do të rikthehen reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar.

Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga Katastrofat Natyrore, varka e vetme e shpëtimit

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë jo vetëm thatësira dhe intensifikim të zjarreve por edhe shira të rrëmbyer, përmbytje, stuhi ere etj.

Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.

Ndaj qytetarët dhe bizneset që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.

Ndaj Sigurimi nga Katastrofat Natyrore është jetik për cilindo.

MOS HARRONI! Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.

E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Sepse janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

Sigurohuni sot, nesër mund të jetë vonë

Për çdo pyetje mund të kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat