15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“UNIQA”, sponsor premium i “EuroGames Vienna 2024”

“UNIQA”, sponsor premium i “EuroGames Vienna 2024”

Grupi i sigurimeve, “UNIQA Insurance Group” do të jetë sponsor premium i “EuroGames Vienna 2024”, aktivitet sportiv ndërkombëtar që synon promovimin e diversitetit.

Për ne është e rëndësishme të promovojmë respektin dhe solidaritetin e ndërsjelltë midis punonjësve, klientëve dhe partnerëve tanë të biznesit. Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të ndihmojmë në bashkimin e njerëtve përtej kufijve në “EuroGames Vienna 2024” dhe në të njëjtën kohë të rrisim ndërgjegjësimin dhe pranimin e diversitetit në shoqëri”, shprehet René Knapp, Anëtar Bordi për Njerëzit, Markën dhe Qëndrueshmërinë në “UNIQA”.

Me pjesëmarrjen e rreth 4,000 atletëve, “EuroGames” janë ngjarja më e madhe multisportive LGBTIQ+ në Evropë dhe një simbol i rëndësishëm e diversitetit në sport por që është e hapur për të gjithë, pavarësisht orientimit seksual, identitetit gjinor, moshës dhe nivelit të aftësive.

Ky kompeticion përmban një sërë dispilinash sportive, duke përfshirë atletikën, basketbollin, notin, volejbollin etj.

“EuroGames Vienna 2024” starton më 17  dhe përfundon më 20 korrik.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat