18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU tremb nga tërmeti, 20-vjeçari në Lushnje humb jetën pasi rrëzohet nga...

U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari në Lushnje humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

Një ngjarje e rëndë raportohet si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.

Një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës.

Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap, raporton TV Klan.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës.

Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes.

Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat