19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi regjistron rritje në shkurt, më shumë se gjysma e turistëve të...

Turizmi regjistron rritje në shkurt, më shumë se gjysma e turistëve të huaj

Turizmi e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë”, jo vetëm në numër turistësh. Me gjithë nisjen e zbehtë në janar, hotelet, bujtinat, por edhe ata që japin apartamente me qira po fitojnë më shumë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2 muaj e parë të këtij viti strukturat akomoduese kanë pritur gati 70 mijë të huaj, shifër kjo e rritur me 71% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

2023-shi është vit i plotë. Nuk ka më frikë nga Covid, ndryshe sa pati në fillim të 2023. Fluturimet janë në kulm, ndërsa na është hapur edhe tregu aziatik”, thotë për A2 CNN Besnik Vathi nga ‘Shoqata e Tur-Operatorëve’.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj, gati 60%, u akomoduan në hotelet dhe apartamentet me qira kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në veri u akomoduan 29% e të huajve që hynë në vend në 2 muaj e parë dhe pjesa tjetër u vendos në jug.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në harkun e muajve janar-shkurt, në vend kanë hyrë mbi 700 mijë të huaj nga rreth 435 mijë vitin e shkuar duke u rritur kështu me 64%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat