17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTritol biznesit në Kamëz, raportohen dëme të shumta materiale

Tritol biznesit në Kamëz, raportohen dëme të shumta materiale

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një market në rrugën “Demokracia”, Kamëz. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol marketit, i cili është në pronësi të familjarit të shtetasit Naim Qarri, ish president i klubit Kamzë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 “Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton Policia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat