12.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTrajleri me shofer serb përplaset me makinën, një viktimë në Qafë Thanë

Trajleri me shofer serb përplaset me makinën, një viktimë në Qafë Thanë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Qafë Thanë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku një trajler ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Viktima është identifikuar me inicialet U. S., 56 vjeçe. Nga ana tjetër, i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj, 50-vjeçari P. K..

Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e trajlerit, shtetasin serb S. M., 50 vjeç. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sot në aksin Pogradec-Prrenjas janë regjistruar disa aksidente rrugore.

LEXO EDHE: FOTO/ 4 aksidente në pak minuta në aksin Pogradec-Prrenjas

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat