22.5 C
Tirana
Thursday, June 4, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjike në Shëngjin, 2 viktima në det. Sigurimi që duhet të njihni

Tragjike në Shëngjin, 2 viktima në det. Sigurimi që duhet të njihni

Një ngjarje tragjike ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin. Pesë turistë nga Kosova u rrëmbyen nga dallgët e forta të shkaktuara nga era. Sigurime.online gjen rastin të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të solidarizohet me dhimbjen e tyre në këtë moment të vështirë. Sigurime.online u uron shërim sa më të shpejtë edhe të lënduarve nga dallgët.

Drama të tilla janë të vështira për t’u kapërcyer, emocionalisht dhe psikologjikisht, por nevojitet që më së pakti të merren masat për amortizimin e dëmeve financiare që mund të shkaktojnë.

Perspektiva e siguruesit

Pikërisht për këtë arsye, kontratat e sigurimit nga aksidentet personale përcaktojnë si aksident çdo ngjarje të papritur dhe të paparashikuar që ndodh në mënyrë rastësore, pa vullnetin e të siguruarit, e identifikueshme për sa i përket kohës dhe vendit të ndodhjes, e cila shkakton pasoja trupore, paaftësi ose humbje jete. Në mënyrë të veçantë, kushtet e sigurimit nga aksidentet personale parashikojnë se konsiderohen aksident edhe rastet e asfiksisë dhe mbytjes, krahas një sërë ngjarjesh të tjera aksidentale si goditjet elektrike, ngrirjet, goditjet e diellit, rëniet nga lartësitë apo dëmtimet që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe të papritur.

Kostot dhe përfitimet

Për një kosto vjetore që varion mesatarisht nga 90 deri në 120 euro për person, ky sigurim mund të ofrojë mbulim deri në 5 milionë lekë në rast vdekjeje aksidentale ose paaftësi të plotë të përhershme, si edhe proporcionalisht, sipas dëmit, në rast paaftësish të tjera.

Sezoni veror është periudha kur shtohen aktivitetet në plazh, në det dhe në natyrë. Për këtë arsye, ndërgjegjësimi për rreziqet dhe mbrojtja financiare për veten dhe familjen mbeten elementë të rëndësishëm të sigurisë personale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat