6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Traditë shumë të mirë marrëdhëniesh"/ Presidenti i Austrisë në Tiranë: Të rrisim...

“Traditë shumë të mirë marrëdhëniesh”/ Presidenti i Austrisë në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen ka nisur vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Në deklaratën e tij për mediat, Presidenti i Austrisë Van der Ballen ka deklaruar se me Presidentin Bajram Begaj kanë diskutuar për të rritur më shumë bashkëpunimin mes vendeve.

Alexander Van der Bellen: Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falenderoj shumë për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të marrëdhënieve shumë të mira që bazohen që në shpalljen e pavarësisë. Diskutuam se si mund ta rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve tona. Agjencia austriake për zhvillim është një mbështetës në zbatimin e reformës në drejtësi. Deklaratë mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në shtetin e së drejtës.

I nderuar që shkolla austriake gëzon një reputacion shumë të mirë në Shqipëri. Austria mbështet dhe këtu Shqipërinë përsa i përket fushës së arsimit dhe vlerëson ofertën me punonjës të kualifikuar. Mbi 50 biznese austiake ndodhen në Shqipëri. Pasdite do të hapim forumin ekonomik, si zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve. Jam i lumtur që ftesës sime për të ardhur në Shqipëri i janë bashkuar biznese dhe jemi këtu për të dhënë dhe prezantuar ekspertizën e tyre në interes të përbashkët.

Austria është mes Top 5 shteteve të huaja sa i përket investimeve në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2022, investimet austriake arrinin në vlerën e 55 milionë eurove.

Këtu përmendim aktivitetet financiare dhe të sigurimit.

LEXO EDHE: 16 vjet UNIQA në Shqipëri/ Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto: “jetojmë më mirë së bashku”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat