18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTirana, çmimet më të larta në rajon për apartamentet/ Por sa mendojmë...

Tirana, çmimet më të larta në rajon për apartamentet/ Por sa mendojmë ne për sigurimin e tyre?

Qendra e Tiranës ka çmimet e banesave më të shtrenjta në krahasim me kryeqytet e tjera të vendeve të Ballkanit, me një çmim mesatar prej 2,545 euro për metër katror.

Sipas “NUMBEO”, që mat çmimet për produktetet e konsumit dhe ato të shërbimeve, vetëm Beogradi gëzon vlerë më të lartë për sa i përket çmimeve të apartamenteve.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, paraqitet si vendi me çmimin më të ulët, rreth 1900 euro, për të vazhduar me Prishtinën, Podgoricën etj.

Tirana prej vitesh është kthyer në një qytet të mbipopulluar nga shqiptarët dhe jo vetëm, ndërsa ka njohur rritje konstante sa i përket rritjes së çmimeve të banesave.

Rritja e kostove të ndërtimit, migrimi dhe rritja e taksës janë disa nga faktorët kryesorë që pritet të vendosi rekorde të reja përgjatë vitit 2024, me çmimet e banesave që pritet të pësojnë një rritje deri në 20%.

Por sa mendojmë për Sigurimin  e Banesave?

Blerja e një banese është një investim i madh që kërkon vite punë dhe kursim.

Por shumica prej nesh mendojnë se Sigurimi i saj është një humbje parash pasi është një investim i caktuar për një shkak të pasigurt.

Pse sigurimi është i domosdoshëm?

Mbrojtja nuk është vetëm për shtëpinë tuaj

Një policë sigurimi nuk mbron vetëm banesën tuaj. Ajo mbulon gjithashtu pajisjet, mobiljet e orendi të tjera që posedoni. Pa harruar që mbron edhe dëmet që mund ti shkaktohen pronës së fqinjit.

Ju mbron nga fatkeqësitë natyrore

Përveç zjarrit, një fenomen i zakoshëm tashmë, Sigurimi i Banesës ju mbulon edhe nga fatkeqësi të shumta natyrore si përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet.

Ju ofron pavarësi dhe dinjitet

Duke patur një policë sigurimi, në rast dëmi, ju nuk keni pse të zvarriteni zyrave shtetërore për të kërkuar ndihmë. As nuk keni pse zhyteni në borxhe për të blerë një banesë të re apo për të riparuar dëmet. Ju i drejtoheni direkt kompanisë së sigurimit, e cila konform ligjeve dhe rregullave në fuqi ju dëmshpërblen.

Një proces i shpejt dhe i thjeshtë

Përveç se në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj, ju mund ta blini Sigurimin e Pronës edhe Online. Mjafton të keni internet në celularin apo laptopin tuaj, të hyni në www.sigal.com.al, të plotësoni të dhënat e kërkuara dhe në pak minuta polica mbërrin në e-mailin tuaj.

Kushton shumë pak

Ju mund të keni paguar mbi 2 mijë euro për metër katror për të blerë një banesë, por Sigurimi i saj kushton jo më shumë se 1 euro për metër katror.

Çfarë mbulon Sigurimi i Banesës?

Dëmet e shkaktuara nga:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Investimi në Sigurimin e Pronës suaj nuk është vetëm një veprim i zgjuar financiar, por edhe një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat