11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTesla, shkallën më të lartë të aksidenteve se çdo markë tjetër makinash

Tesla, shkallën më të lartë të aksidenteve se çdo markë tjetër makinash

Drejtuesit e Tesla janë më të prirë për aksidente, sipas një analize të LendingTree.

Sipas analizës, drejtuesit e Tesla janë të përfshirë në një numër më të madh aksidentesh se ata të çfarëdo marke tjetër.

Drejtuesit e Tesla kanë pasur 23,54 aksidente për çdo 1000 drejtues. Ram (22,76) dhe Subaru (20,90) janë të vetmet marka të tjera me më shumë se 20,000 aksidente për 1000 drejtues për çdo markë.

Studimi nuk është i rastësishëm dhe ai nuk e analizon arsyen e aksidentit. Ai vjen mes lajmeve për tërheqjen e fundit të Tesla në treg për shkak të problemeve me funksionalitetin e saj të drejtimit autonom.

Më shumë se 2 milionë makina Tesla u tërhoqën nga tregu për shkak të një problemi sigurie që lidhet me software Autopilot dhe në veçanti me funksionin Autosteer, pjesë e sistemit të ndihmës së shoferit. Kjo tërheqje lidhet me thuajse të gjithë makinat e shitura nga Tesla në SHBA.

Tesla, prodhues i makinave elektrike, është kompania automobilistike me vlerën më të lartë në botë. Ajo drejtohet nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë.

Tërheqja synon të rregullojë sistemin, që supozohet të sigurojë që shoferët t’i kushtojnë vëmendje kur përdorin Autopilot. Funksioni me drejtim automatik i Tesla nuk do të thotë që drejtuesi të lexojë një libër ose të marrë një sy gjumë.

Drejtuesi duhet të jetë i përgatitur të ndërhyjë nëse lind një problem që funksioni nuk mund ta menaxhojë.

Disa njerëz u besojnë shumë këtij funksioni dhe prandaj ndodhin aksidente. Departamenti i Drejtësisë ka nisur një hetim penal më shumë se një vit më parë pas verifikimit të disa aksidenteve, ndërkohë që ishte i aktivizuar software Autopilot i Tesla.

National Highway Traffic Safety Administration statement (NHTSA) shqyrtoi 956 aksidente e ku pretendohej se Autopilot ishte në përdorim. Agjencia më pas u fokusua në 322 aksidente të lidhura me autopilotin, që përfshinin përplasje frontale dhe përplasje nga shkëputja e mundshme e pavullnetshme e e sistemit.

Washington Post shkruan se tërheqja e makinave, më e madhja në 20 vite histori e Tesla,  ka ngjallur kritikat e ekspertëve. Ata argumentojnë se paralajmërimet dhe sinjalizimet e reja nuk kanë gjasa të zgjidhin të metën themelore të Autopilot: se Tesla nuk arrin të kufizojë vendin ku drejtuesit mund ta aktivizojnë në radhë të parë.

Matthew Wansley, profesor në Cardozo School of Law di New York, tha se “nuk e kam parë ende Tesla, apo njerëzit që mbrojnë Tesla, të paraqesin një argument sepse duhet t’i lejojmë njerëzit të përdorin Autopilot në rrugë me trafik. Dhe kjo është arsyeja sepse ndodhin këto aksidente”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat