14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti në Turqi/ Mbi 416 mijë ndërtesa të dëmtuara, 340.36 milionë $...

Tërmeti në Turqi/ Mbi 416 mijë ndërtesa të dëmtuara, 340.36 milionë $ dëme për viktimat

Siç raporton “Reinsurance News”, Banka Turke e Sigurimit të Katastrofave (TCIP), deri tani ka paguar 340.36 milionë dollarë (6.5 miliardë TRY) dëme për viktimat në lidhje me tërmetet e fundit që ndodhën në Turqi muajin mars 2023.

Sipas të dhënave të fundit, numri i ndërtesave të dëmtuara nga tërmetet arriti në 416.021.

LEXO EDHEFrika nga tërmete të tjera, ‘bum’ kërkesash për sigurime në Turqi

Ofruesi i të dhënave të sigurimit të katastrofave PERILS publikoi së fundmi vlerësimin e tij të parë të humbjes së industrisë nga këta tërmete që arriti në nivelin e 3.5 miliardë dollarëve ose rreth 65.4 miliardë TRY.

Dhe për sa i përket humbjeve të siguruara, sipas PERILS, humbja përfaqëson ngjarjen më të kushtueshme të katastrofës në historinë e regjistruar të Turqisë.

Vlerësimi i PERILS është nën vlerësimet e fundit nga Moody’s RMS dhe CoreLogic, prej rreth 5 miliardë dollarë.

Gjithashtu, firma globale e risigurimeve “Hannover Re” publikoi së fundmi vlerësime, duke vendosur humbjet e siguruara në 3.5-4 miliardë dollarë.

Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, vend ky që ende nuk ka një bilanc zyrtar të fataliteteve, kjo dhe për shkak të fraksioneve që kontrollojnë territore të caktuara.

LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat