Të sëmureshe dikur do të thoshte të udhëtoje tek zyra e mjekut për t’u ulur në një dhomë pritjeje me individë të tjerë të sëmurë aty rrotull. Pak ose asnjë njeri nuk ka dëshirë të dalë nga shtëpia kur janë të sëmurë, dhe sot falë teknologjisë, shumë njerëz nuk kanë përse ta bëjnë më këtë gjë.
Çfarë është Teleshëndetësia?
Shërbimet e teleshëndetësisë, të cilat përkufizohen si ofrimi, shpërndarja dhe lehtësimi i shërbimeve shëndetësore ose të shërbimeve të tjera të lidhura me shëndetin, duke përfshirë kujdesin mejëkësor, edukimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe të pacientit, të shërbimeve të informacionit shëndetësor dhe të vetkujdesit nëpërmjet teknologjisë së telekomunikacionit dhe të komunikimeve dixhitale, janë duke revolucionarizuar industrinë e kujdesit shëndetësor. Në shumë raste, pacientët nuk kanë përse të lënë krevatin ose divain e tyre të rehatshëm për t’u diagnostikuar dhe trajtuar. Sot shërbimet e teleshëndetësisë mund të përdorin çdo gjë nga videokonferencat, interneti, opsionet e ‘ruaj’ dhe ‘forward’ të imazheve dhe komunikimet telefonike tokësore dhe ato ‘wireless’.
Disa nga tendencat më të fundit sot në botë
Tani shumë ofrues të kujdesit shëndetësor dhe kompani sigurimi ofrojnë disa metoda të shërbimeve të teleshëndetësisë. Më poshtë do të gjeni disa statistika.
Shoqata Amerikane e Telemjekësisë thotë se, më shumë sesa gjysma e të gjitha spitaleve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një program të teleshëndetësisë në përdorim.
Kërkimet e BBC-së tregojnë se, teleshëndetësia përbën 1/3 e tregut të teknologjisë së lidhur me teleshëndetësinë.
Shoqata Mjekësore Amerikane thotë se, afërsisht 75% e të gjithë doktorëve, kujdesit shëndetësor dhe dhomat e urgjencave, mund të përballohen në mënyrë të sigurt dhe me efektivitet nëpërmjet telefonatave ose videove.
82% e pacientëve të brezit të mijëvjeçarit (ata që kanë lindur pas 1vitit 984 dhe që janë rritur me internetin), preferojnë më shumë shërbimin e vizitës përmes telemjekësisë se sa këshillimin ballë për ballë.
Rreth 7 milionë njerëz përdorin shërbimet e telemjekësisë nëpër të gjithë globin, sipas eVisit.
Për çfarë shërben Teleshëndetësia?
Teleshëndetësia mund të lidhë ofruesit e shërbimeve shëndetësore në zonat rurale dhe pacientët e tyre me shërbimet në vende të tjera, duke promovuar kujdesin shëndetësor të qendërsuar tek klienti. Me mungesat në disa specialitete mjekësore në zonat rurale, teleshëndetësia mund të luajë një rol të rëndësishëm për t’u siguruar që të gjithë pacientët të kenë akses në kujdes shëndetësor, atëherë kur ata kanë nevojë. Por përfitimet nuk shtrihen vetëm ntek acientët rural.
Të moshuarit dhe/ose personat që kanë probleme me lëvizjen dhe që nuk mund të udhëtojnë lehtësisht, mund të përfitojnë nga shërbimet e teleshëndetësisë.
Për më tepër, çdo pacient me një kusht të rrallë shëndetësor nuk ka më nevojë që të udhëtojë në distanca të gjata për t’u këshilluar me specialistët e fushës.
Aplikacionet dhe programet e teleshëndetësisë në celularë, tableta ose laptopë mund t’ia lehtësojnë njerëzve monitorimin e shëndetit të tyre. Këto aplikacione mund të aftësojnë pacientët që të bëjnë gjëra si, për shembull, të ndjekin parametrat e shëndetit të tyre, të ndajnë informacionin me klinicistët, të menaxhojnë sëmundjet kronike, dhe të caktojnë takime mjekësore online.
Gjithashtu pacientët mund të komunikojnë me ofruesit e kujdesit shëndetësor për të marrë informacion shëndetësor nëpërmjet portaleve të pacientëve ose për të plotësuar pa asnjë përpjekje rekomandimet e ilaçeve të rekomanduara.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?
Ne kemi sjellë shërbimin më të ri “Teleshëndet” për të qenë pranë jush në çdo moment, për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor pa qenë nevoja të shkoni në spital apo të prisni në rradhë mjekun, duke ju mbrojtur kështu nga sëmundje dhe viruse që po qarkullojnë gjerësisht.
AVANTAZHET E SHËRBIMIT “TELESHËNDET”
Shërbimi i Teleshëndetit që mundëson takimet me video apo me telefon ndërmjet një pacienti dhe doktorit është njëherësh një avantazh për pacientët, doktorët, shëndetin, rehatinë dhe përshtatshmërinë. Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19. Teknologjia e përmirësuar e ka bërë marrjen e kujdesit shëndetësor më të lehtë, madje edhe për ata të cilët nuk janë edhe aq të dhënë pas teknologjisë apo kompjuterit. Sot pacientët mund ta përdorin teleshëndetin nëpërmjet platformave të disponueshme online dhe aplikacioneve në celular ku ata mund të kërkojnë një takim virtual me një mjek të liçensuar. Më në detaje, disa nga avantazhet kryesore të Shërbimit të Teleshëndetit përfshijnë:
Rehatinë dhe përshtatshmërinë
Me Shërbimin e Teleshëndetit në celularin apo komjuterin tuaj, ju nuk keni më përse të shkoni tek zyra e doktorit apo tek një klinikë apo të mbani rradhë kur jeni sëmurë. Ju mund të këshilloheni me doktorin tuaj nga rehatia e shtratit apo divanit në shtëpinë tuaj. Vizitat virtuale mund të jenë më të lehta për t’i përfshirë në axhendën tuaj ditore. Me Shërbimin e Teleshëndetit, në varësi të axhendës suaj ditore, ju madje mund të mos duhet të merrni, për shembull, leje nga puna për të shkuar që të organizioni kujdesin shëndetësor për të cilën mund të ketë nevojë fëmija(ët) tuaj.
Kontrollin e sëmundjeve ngjitëse
Për të ndihmuar me parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gripit dhe të sëmundjeve të tjera ngjitëse, pacientët dhe doktorët mund të përdorin takimet virtuale përmes Shërbimit të Teleshëndetësisë për të këshilluar dhe monitoruar gjendjen e pacientëve me sëmundje të mundshme ngjitëse. Kjo i kursen gjithashtu pacientëve të sëmurë që të paraqiten deri në klinikë. Kjo do të thotë gjithashtu më pak ekspozim virusesh ndaj njerëzve të tjerë, veçanërisht atyre me sëmundje kronike, grave shtatëzëna, të moshurarve dhe njerëzve me një sistem imunitar të dobët.
Për një vlerësim mjekësor më të mirë
Shërbimi i Teleshëndetit është në avantazh të disa doktorëve të specializuar sepse ata do t’ju këshillojnë në mjedisin e shtëpisë suaj virtualisht. Për shembull, specialistët e alergjisë mund të jenë në gjendje që të identifikojnë disa ide mbi alergjinë tuaj duke parë se çfarë ju rrethon në mjedisin e shtëpisë suaj. Neurologët dhe terapistët fizikë dhe profesionalë mund të vëzhgojnë dhe vlerësojnë aftësitë tuaja për t’u kujdesur për vetveten në shtëpinë tuaj. Shërbimi i Teleshëndetit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të marrë vlerësim dhe këshillim lidhur me shëndetin mendor.
Një shërbim për të gjithë familjen
Shërbimi i Teleshëndetësisë mund të përdoret jo vetëm nga një individ, por nga të gjithë anëtarët e familjes.
Menaxhimi më i mirë i kujdesit shëndetësor parësor dhe i kushteve mjekësore kronike
Vizitat e rregullta me doktorët e kujdesit parësorë të tillë si ata që janë të specializuar për kujdesin shëndetësor ndaj familjes, mjekësinë e brendshme dhe pediatrinë, janë thelbësore për shëndetin e familjes suaj. Shërbimi i Teleshëndetit e bën më të lehtë për t’u lidhur dhe këshilluar me një doktor të lineçensuar. Takimi virtual ju kursen burokraci, kohë dhe para!
Për një kujdes shëndetësor më të mirë dhe më të shpejtë SHKARKONI APLIKACIONIN NË:
https://sigal.com.al/teleshendet/
Teleshëndet, merre mjekun me vete