24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiTë dhëna ekonomike pozitive, inflacioni pritet të bëjë nëj kthesë të rëndësishmë...

Të dhëna ekonomike pozitive, inflacioni pritet të bëjë nëj kthesë të rëndësishmë këtë javë

Indeksi i çmimeve të konsumit të janarit pritet të tregojë çmime të larta se sa një muaj më parë.

Ekonomistët presin që IÇK-ja e përgjithshme të rritet me 0.5% nga muaji në muaj në janar, një rritje e dukshme nga muajt e fundit. Lajmi i mirë është që parashikohet që ulja të vazhdojnë me nivel inflacionit vjetor në 6.2% nga 6.5% në muajin e kaluar.

Tregjet dhe analistët kanë pranur narrativën e disinflacionit, ndërkohë që 10 ditë më parë Departamenti i Punës deklaroi se 517.000 vende pune u shtuan muajin e kaluar edhe pse ritmi i inflacionit të pagave tregoi një masë të moderuar. Një gjë e tillë çoi në besimin e nocionit të një ulje të butë për ekonominë.

“Procesi i disinflacionit, procesi i uljes së inflacionit, ka filluar dhe ka filluar në sektorin e mallrave, që është rreth një e katërta e ekonomisë sonë,” tha Poëell. “Por ka një rrugë të gjatë për të bërë.”

Ditët e fundit, fokusi është zhvendosur te ideja se ekonomia dhe, veçanërisht, tregu i punës mund të jenë në gjendje t’i rezistojnë ciklit të rritjes së normave të interesit nga Fed edhe nëse ai përfundon të zgjasë më shumë nga sa pritej fillimisht.

Përveç numrit të vendeve të reja të punës, lajmi i mirë përfshinte një lexim në përmirësim të shëndetit të sektorit të shërbimeve dhe rishikime në rritje të vlerësimeve të rritjes ekonomike të tremujorit të parë nga banka e Rezervës Federale të Atlantës. Modeli i tij GDPNoë tani parashikon rritje prej 2.2% për tremujorin e ardhshëm.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat