14.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSukseset kundër Çekisë dhe Bullgarisë, Shqipëria ngjitet me tre pozicione në rënditjen...

Sukseset kundër Çekisë dhe Bullgarisë, Shqipëria ngjitet me tre pozicione në rënditjen e FIFA-s

Shqipëria është ngjitur me tre pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor.

Sukseset e arritura në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 kundër Republijkës Çeke, të fituar 3-0 dhe triumfi në miqësore më pas kundër Bullgarisë 2-0 kanë ndikuar në ngjitjen në vend të 59 të kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo.

Shqipëria kryeson Grupin E me 13 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura.

Republika Çeke, e vendit të dytë, ka zbritur me 4 pozicione në renditje krahasuar me muajin shtator, pas dështimit në Tiranë.

Polonia pozicionohet në vend të 31, duke humbur një pozicion.

Ndërsa përfaqësueset e tjera të grupit, Ishujt Faroe dhe Moldavia mbajnë pozicionet numër 135 dhe 157.

Në treshen më të mirë të botës nuk ka ndryshime.

Argjentina vazhdon që të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca që e ka çimentuar vendin e dytë. Dhe Brazili në vendin e tretë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat