5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot Dita e Alfabetit/ "Audiobooks.al", për të ruajtur dhe pasuruar Gjuhën Shqipe

Sot Dita e Alfabetit/ “Audiobooks.al”, për të ruajtur dhe pasuruar Gjuhën Shqipe

Dita e sotme shënon 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit, një moment historik që unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe.

Me në krye Mit’hat Frashërin, shkrimtar dhe politikan i rëndësishëm, e me ndihmën e nënkryetarit Gjerasim Qiriasi dhe sekretarit Luigj Gurakuqi, Kongresi mblodhi dijetarët e gjuhës shqipe nga të gjitha krahinat me një qëllim të vetëm, zyrtarizimin e alfabetit shqip.

Punimet asokohe zgjatën 9 ditë, përkatësisht nga data 14 deri më 22 nëntor 1908, ku idetë e të gjithë të pranishmëve u përbashkuan për të dalë në përfundimin që gjuha shqipe duhet të zotërojë 36 elementë, pra 36 shkronja.

Gjuha ka nevojë gjithmonë të kujtohet, të përpunohet, por gjithashtu edhe të ruhet, kryesisht nga fëmijët e Diasporës.

Për këtë arsye SIGAL dhe CEO i saj Avni Ponaei, duke patur në fokusin e punës së përditshme artin dhe trashëgiminë kulturore ndaj dhe për të qenë më afër të gjithëve ka arritur të projektojë “Audiobooks.al”, platforma e parë dhe e vetme e librave audio në shqip.

Sot “Audiobooks.al” ka rreth 50 mijë abonentë, nga të pesë kontinentet, të cilët gjejmë në platformë botimet më prestigjoze, shqiptare dhe të huaja; romane klasikë dhe modernë, bestseller dhe historikë, biografi dhe letërsi për fëmijë.

Çdo moshë mund të gjejë në audiobooks.al librat e tyre të lexuara nga zërat më të njohur radiofonikë të shqipes.

Një bibliotekë e vyer online, një alternativë për të shkuar te çdo lexues, në çdo kohë dhe në mënyrën më të thjeshtë të mundshme!

Si mund të regjistrohemi?

Është shumë e thjeshtë. Mjafton të shkarkojmë “SIGAL Audiobooks” në Play Store apo App Store për të hapur një llogari. Dhe me vetëm me një emër përdoruesi, një adresë e-maili, një fjalëkalim të shkurtër mund të aksesojmë qindra libra.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta bëjë tani dhe të marrē librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat