9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSistemi i Google/ Celulari mund të dallojë tërmetet para se ato të...

Sistemi i Google/ Celulari mund të dallojë tërmetet para se ato të ndodhin

Pesëdhjetë vjet nga telefonata e parë, teknologjia celulare po ndihmon edhe në krijimin e sistemit më të madh të zbulimit të tërmeteve.

Në tetor 2022, kur një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Zonën e Gjirit të Kalifornisë, shumë njerëz të zonës morën njoftime në telefonat e tyre deri në 30 sekonda përpara se të fillonin lëkundjet.

Google ka punuar me Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) dhe akademikë në një numër universitetesh në Kaliforni për të zhvilluar një sistem që paralajmëron përdoruesit disa sekonda përpara se të mbërrijnë lëkundjet.

Është një moment i shkurtër paralajmërimi, por disa sekonda mund të japin kohë të mjaftueshme për t’u strehuar nën tavolinë.

Mund të jetë gjithashtu kohë e mjaftueshme për të ngadalësuar trenat, për të ndaluar ngritjen ose uljen e avionëve dhe për të parandaluar hyrjen e makinave në ura apo tunele, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Google ka krijuar gjithashtu atë që është rrjeti më i madh në botë i zbulimit të tërmeteve përmes telefonave.

Pjesa më e madhe e telefonave inteligjentë që përdorin sistemin operativ Android të Google kanë një qark që zbulon kur një telefon po lëvizet. Kjo veçori përdoret shpesh për të riorientuar ekranin kur është i anuar dhe gjithashtu ndihmon në ofrimin e informacionit rreth numërimit të hapave. Por sensorët janë çuditërisht të ndjeshëm, dhe gjithashtu mund të veprojnë si një minisizmometër.

Google ka prezantuar një funksion që i lejon përdoruesit të dërgojnë automatikisht të dhëna në Sistemin e Sinjalizimeve të Tërmeteve Android, nëse pajisja e tyre merr dridhje që janë karakteristike për valët kryesore të një tërmeti.

Kështu, sistemi mund të përcaktojë nëse një tërmet po ndodh dhe mund të dërgojë sinjalizime për telefonat në zonën ku valët sizmike ka të ngjarë të godasin, duke dhënë një paralajmërim të hershëm.

Dhe për shkak se sinjalet e radios udhëtojnë më shpejt se valët sizmike, alarmet mund të arrijnë përpara se të fillojë lëkundjet në zona larg nga epiqendra.

Por sistemi ka kufizimet e tij, veçanërisht në zonat e largëta ku ka pak përdorues të telefonit dhe në tërmetet që ndodhin në det të hapur, të cilat mund të shkaktojnë cunami.

LEXO EDHE: Cilët janë qytetet më të prekur nga tërmetet në Shqipëri?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat