15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSi të krahasoni ofertat e sigurimit të shtëpisë

Si të krahasoni ofertat e sigurimit të shtëpisë

Sigurimi i shtëpisë mund t’ju falë paqen e mendjes, duke ju ndihmuar që të mbroni investimin tuaj, pra shtëpinë tuaj.  

Si me çdo blerje tjetër të rëndësishme, ju duhet të kërkoni që të gjeni marrëveshjen më të mirë të mundshme për ju. Gjatë zgjedhjes së policës së sigurimit të shtëpisë, sugjerohet që të shikoni të paktën tre oferta, në mënyrë që të mund të krahasoni çmimet përpara marrjes së një vendimi.

Megjithatë, çmimi nuk është e vemtja gjë që duhet të konsideroni. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të siguroheni që polica juaj t’ju ofrojë llojet e duhura dhe shumën e mbulimt të shtëpisë suaj.

Këtu do të gjeni disa gjëra të cilët duhet t’i konsideroni përpara blerjes së sigurimit të shtëpisë dhe krahasimit të ofertave.

Lexo edhe: Sa shumë Sigurim Prone më nevojitet

Llojet e mbulimit

Tipikisht, sigurimi i shtëpisë ju ndihmon që të mbroni shtëpinë tuaj nga rreziqet. Shembuj të rreziqeve të mbuluara mund të përfshijnë zjarr, rrufe dhe vjedhje.

Për më tepër, gjatë krahasimit të policave të sigurimit të shtëpisë, ju duhet të kontolloni llojet e mbulimit se çfarë ofron secila policë. Policat më pak të shtrenjta mund të ofrojnë më pak mbuilim, kështu që, ju duhet të shikoni nga afër mbulimet e përfshira në ofertat e çdo kompanie në mënyrë që të kryeni krahasimin e duhur. Disa lloje të zakonshme mbulimi mund të përfshijnë:

Mbulimi banesës

Ky mbulim mund t’ju ndihmojë që të paguani për riparimin apo rindërtimin e strukturës fizike të shtëpise suaj nëse ajo dëmtohet nga dëmi i mbuluar nga sigurimi.

Mbulimi i strukturave të tjera

Ky lloj mbulimi mund t’ju ndihmojë që të mbroni disda struktura të pronës suaj të cilat nuk janë të bashkëngjitura me shtëpinë tuaj, të tilla si hangari/magazina dhe gardhi.

Mbulimi i pasurisë personale

Ky lloj mbulimi mund t’ju ndihmojë që të mbroni zotërimet tuaja (për shembull, veshjet, mobiljet dhe pajisjet elektronike) nga rreziqet e mbuluara.

Mbulimi i përgjegjësisë

Nëse një i ftuar lëndohet në shtëpinë tuaj dhe do të provohet se ju jeni përgjegjës për lëndimin e tyre, ky mbulim mund t’ju ndihmojë që të mbuloni shpenzimet të tilla si faturat mjekësore apo kostot ligjore.

Kosto jetese shtesë

Nëse shtëpia juaj dëmtohet nga një zjarr (apo rreziqe të tjera të mbuluara) dhe ju nuk mund të jetoni aty, disa polica mund të paguajnë kostot shtesë lidhur me vendosjen e përkohshme në një vendbanim tjetër, ndërkohë që shtëpia juaj do të riparohet apo rindërtohet.

Pjesa e zbritshme

Pjesa e zbritshme e policës suaj është shuma që ju duhet të paguani nga xhepi juaj përpara se siguruesi të hapi një praktikë dëmi lidhur me dëshshpërblimin tuaj. Një policë me një pjesë të zbritshme të lartë mund të jetë më pak e shtrenjtë për t’u blerë, duke theksuar gjithashtu se një pjesë e zbritshme më e lartë, mund të ketë një impak të konsiderueshëm kur të vijë puna tek hapja e një dëmi. Sigurohuni që për secilën policë që mund të jeni duke konsideruar, që të krahasoni pjesët e tyre të zbritshme në mënyrë që të keni në dispoznicion informacionin e duhur.

Limitet

Gjithashtu, është e rëndësishme që të jeni të informuar se çdo lloj mbulimi në policat e sigurimit të shtëpisë ka limitet e veta, që është makimumi i shumës që polica do të paguajë për humbjen e mbuluar nga sigurimi. Për shembull, mbulimi i banesës ka të përcaktuar një shumë maksimale që polica do të paguajë, në rast se, le të themi një zjarr do të dëmtonte shtëpinë tuaj. Limit që ju do të zgjidhni do të ndikojë në koston e policës suaj. Gjatë krahasimit të ofertave, ju duhet të siguroheni që çdo policë të ofrojë limitet e disa mbulimeve dhe që ato të jenë në përputhje me nevojat tuaja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat