13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria në “luftë” me flakët, 22 vatra aktive gjatë 24 orëve të...

Shqipëria në “luftë” me flakët, 22 vatra aktive gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga te cilat janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas punës së forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

• Fshatin Panaja, fshati Kropishtë dhe fshatin Delisuf, bashkia Vlorë.
• Fshatin Rehovë, bashkia Poliçan.
• Fshatin Poshnje, bashkia Dimal.
• Fshatin Bogë dhe fshatin Reç bashkia Malësi e Madhe
• Fshatin Bërdicë, bashkia Shkodër.
• Në lagjen nr.1, bashkia Kavajë.
• Fshatin Fushë Prezë, bashkia Vorë.
• Në fshatrat Frashtan, Lugar, Grapsh dhe fshatin Goranxi, bashkia Dropull.
• Në lagjen “Granic”, bashkia Gjirokastër.
• Fshatin Veliqot, bashkia Tepelenë.
• Fshatin Rubjekë, bashkia Shijak.
• Në lagjen ish – SMT, bashkia Devoll.
• Fshatin Kamunah, bashkia Cërrik.
• Fshatin Seman dhe fshati Portëz bashkia Fier.
• Fshatin Cukas, bashkia Lushnje.
• Fshatin Margëlliç, bashkia Patos.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Pecë, bashkia Finiq, me gjithë ndërhyrjen e bere nga forcat operacionale per ditën e djeshme dhe gjate natës nuk u be e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri. Sot ne orët e para te mengjezit ka filluar operacioni nga toka me forcat operacionale e mbështetur nga ajri me helikopter Cougar te MM.
• Fshatin Postribë, bashkia Shkodër, kjo vatër ka intensitet te ulet po punohet per vikjen e saj.

Ministria i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore.

Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri.

LEXO EDHE: 19 vende në Evropë në rrezik ekstrem nga zjarret, mes tyre edhe Shqipëria

SHQIPËRIA, SHTETI MË I RREZIKUAR NGA KATASTROFAT NË EUROPË

Por kujdes duhet të tregojë edhe Shqipëria, i cili, sipas raporteve më të fundit është konsideruar si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.

SHQIPTARËT, NIVELIN MË TË ULËT TË SIGURIMEVE PËR FRYMË

Por pavarësisht paralajmërimeve dhe asaj çfarë po ndodh në Europë dhe botë, shqiptarët vijojnë të kenë nivelin më të ulët të sigurimeve për frymë në rajon dhe kontinent.

“Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 55 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha.

As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

Shqipëria e vogël dhe me më pak të ardhura përballë këtyre zjarreve ndjehet si një ‘foshnje e pambrojtur’. Këto zjarre mbartin rreziqe të cilat janë ta papërballueshme. Sot zjarret, përmbytjet dhe shëmbjet e dherave janë shpeshtuar dhe kthyer kështu në një problem dhe sfidë të madhe.

Sigurimi i këtyre rreziqeve është zgjidhja e menjëhershme më e mirë. 

LEXO EDHE: Pse mbi 50% e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë pronën te SIGAL UNIQA

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet dhe fenomene të tjera natyore.

Sigurimi i Shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i Biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i Pronës Private dhe Ndërprerja e Biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë dhe Shëndetit ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Webwww.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat