16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria kualifikohet e para në finalen e Eurovizion, reagon Albina Kelmendi

Shqipëria kualifikohet e para në finalen e Eurovizion, reagon Albina Kelmendi

Skena e Eurovision mbrëmë u ‘pushtua’ nga këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi dhe famija e saj.

“Duje” arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve dhe të kualifikohet e para për natën finale.

Albina ka falenderuar të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen dhe jurinë për besimin që i dhanë asaj dhe familjes që e çuan Shqipërinë sa më afër fitores së madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare thotë se që prej fillimit të rrugëtimit të këngës “Duje” ka bezuar që do t’ja dilnim.

“E kam zemren plot! Emocione unike e shume te medha! E dija, ju kam ndjere qe jeni me mua qe nga Dhjetori e deri me sot. Kam besuar qe bashke do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashke drejt finales, me ju te shtunen plot krenari e sukses! Ju dua”, shkruan Albina.

Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Ata kënduan të katërmbëdhjetët ne radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtetet finaliste.

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat