Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 ne Shijak.
Burime zyrtare nga policia bene me dije se dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: Shpërthimi i bombolës le pa shtëpi familjen në Belsh/ Po ti ç’pret? SIGUROHU!
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.