27.9 C
Tirana
Thursday, June 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata apelon për sigurimet e nevojshme në pushimet verore

Shoqata apelon për sigurimet e nevojshme në pushimet verore

Pushimet verore janë për t’u shijuar, jo për t’u shqetësuar“, shkruan Shoqata e Siguruesve në krye të një mesazhi të shpërndarë në kanalet e veta të komunikimit.

“Me fillimin e sezonit turistik, mijëra qytetarë udhëtojnë me automjetet e tyre drejt destinacioneve të pushimeve, brenda dhe jashtë vendit. Përpara nisjes, krahas kontrollit teknik të automjetit, është e rëndësishme të mendoni edhe për mbrojtjen financiare ndaj ngjarjeve të papritura. Sigurimi KASKO ofron mbrojtje më të gjerë për automjetin tuaj, duke ju ndihmuar të përballoni kostot që mund të vijnë si pasojë e aksidenteve, dëmtimeve, vjedhjes apo fatkeqësive natyrore”, apelon Shoqata e Siguruesve.

 Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë apeloi që çdo drejtues mjeti të informohet mbi rëndësinë e sigurimit vullnetar KASKO dhe të marrë masat e nevojshme për një sezon veror më të sigurt.

“Sepse kujtimet e bukura të pushimeve meritojnë të mbeten të tilla”, shkruajnë ata.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat