11.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShi në formën e shtrëngatave dhe shkarkesa elektrike/ Si parashikohet moti për...

Shi në formën e shtrëngatave dhe shkarkesa elektrike/ Si parashikohet moti për sot

Sipas MeteoAlb, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 m, deri në mesatar në majat e maleve.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në  50 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat