14.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSHBA “përvëlohet”, Kanadaja në luftë me zjarret

SHBA “përvëlohet”, Kanadaja në luftë me zjarret

Më shumë se 20 rekorde ditore të temperaturave të larta janë thyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Më të lartat e regjistruan në Tuxon dhe aeroportin Saford të Arizonës, ku termometri shënoi 43 gradë celcius.

Dielli ka përvëluar edhe shtete të tjera amerikane, përfshirë Texasin dhe, Floridan dhe Californian.

Disa vatra zjarri janë raportuar, ndërsa të paktën 90 milionë qytetarë janë paralajmëruar që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave ekstrem të larta.

Në anën tjetër të kufirit, në Kanada, zjarrfikësit po luftojnë prej ditësh me vatrat e zjarrit në British Columbia.

Shteti atje ka angazhuar ushtrinë, por edhe ka kërkuar ndihmë nga jashtë vendit. Rreth 1 mijë zjarrfikës ndërkombëtar, nga Shtetet e Bashkuara dhe Mesksika kryesisht, u kanë ardhur në ndihmë për të vënë nën kontroll flakët e fuqishme.

Sipas asaj që raportohet, zjarret kanë shkrumbuar 1.2 milionë hektarë pyje gjatë këtij viti.

LEXO EDHE: Zjarret bëjnë namin në Greqi dhe Mesdhe, dëme të konsiderueshme/ Ende nuk e ke siguruar shtëpinë?!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat