8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSëmundjet që kuron shurupi i mollës

Sëmundjet që kuron shurupi i mollës

Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni për të mbajtur larg sëmundjet.

Molla, është një frut që rritet anë e mbanë botës dhe vlerësohet nga të gjithë, jo vetëm prej shijes por edhe prej përfitimeve shëndetësore.

Shurupi i mollës përmban shumë vitamina të rëndësishme për të mbajtur trupin të fortë e të shëndetshëm.

Shurupi përmban gjithashtu ushqyes që pengojnë shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetsore siç janë azma, sëmundjet kardiovaskulare dhe tensioni i gjakut.

Falë përmbajtjes së antioksidantëve, shurupi i mollës pakëson rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve kronike.

Molla është burimi më i pasur i përbërësve fenolikë që përthithen drejtpërdrejt nga gjaku.

Përqendrimi më i lartë i këtyre ushqyesve gjendet tek lëkura e mollës, por edhe direkt nën të.

Molla ka një sasi të përshtatshme të pektinës dhe fibrës.

Shurupi i saj përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave A, C dhe B6. Nëse pini një gotë me shurup molle do të përfitoni 10 lloje të ndryshme vitaminash në të njëjtën kohë.

Shurupi i mollës përmban edhe minerale shumë të rëndësishme siç janë kalciumi, kaliumi, fosfori, magnezi, mangani dhe hekuri.

Shurupi i mollës parandalon diabetin

Shurupi i mollës ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2, falë përbërësve fenolikë që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe stimulojnë qelizat beta në pankreas për të sekretuar më shumë insulinë.

Në këtë mënyrë, shurupi i mollës ndihmon në përthithjen e glukozës nga ana e traktit tretës.

Shurupi i mollës për një lëkurë plot shkëlqim

Shurupi i mollës është i dobishëm për lëkurën dhe flokët. Ai mund të përdoret si një kurë speciale kundër inflamacionit të lëkurës, kruarjeve, çarjeve, puçrave, akneve dhe rrudhave. Shurupi i mollës është i mirë edhe kundër zbokthit në përdorimin e tij në larjen e flokëve.

Shurupi i mollës për rënien në peshë

Shurupi i mollës përmban pak kalori dhe sodium duke ndihmuar kështu në largimin e lëngjeve të tepërta në organizëm. Po kështu, është plot me fibra dhe ju bën të ndiheni të ngopur, duke shmangur kështu nevojën e të ngrënit të tepërt.

Shurupi i mollës i bën mirë zemrës

Shurupi i mollës përmban shumë antioksidantë, polifenolë dhe flavonoidë që ushqejnë dhe mbrojnë zemrën. Kaliumi që gjendet tek molla është i dobishëm për shëndetin e zemrës.

Parandalon azmën

Pacientët që vuajnë nga azma dhe që pijnë shurup molle në mënyrë të rregullt, përjetojnë më pak simptoma të azmës, sepse molla përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë

Shëndeti i mëlçisë

Shurupi i mollës ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ruan nivelin e pehashit në organizëm. Ky shurup luan rolin e një pastruesi efikas të mëlçisë.

Përmirëson imunitetin

Vitamina C tek molla forcon sistemin imunitar dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve që shkaktohen nga viruset dhe bakteret.

Si të përgatisni shurupin e mollës

Përbërësit

– 1 mollë

– 1½ lugë çaji me kanellë

– ½ lugë çaji me ekstrakt vanilje

– 1 gotë me ujë

– Mjaltë

Udhëzimet

Qërojeni mollën dhe ndajeni në copa. Hidhini copat e mollës në një tenxhere dhe shtoni ujin, kanellën dhe vaniljen.

Zijini të gjithë përbërësit dhe më pas uleni zjarrin duke e lënë tenxheren edhe për 5 minuta të tjera në zierje të ngadaltë. Lëreni shurupin të ftohet dhe hiqni copat e mollës. Lëngun hidheni në një kavanoz qelqi.

Shtoni mjaltë sipas dëshirës.

Ruajeni në temperaturë ambienti ose futeni në frigorifer, nëse planifikoni ta përdorni më vonë.

Edhe nëse e ruani në frigorifer mund ta ngrohni sërish nëse dëshironi ta përdorni si pije të ngrohtë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat