5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e infektimeve, Zv/ministrja e Shëndetësisë: Po shihet mundësia e vaksinimit të...

Rritja e infektimeve, Zv/ministrja e Shëndetësisë: Po shihet mundësia e vaksinimit të fëmijëve

Nisur nga shifrat e larta të infeksionit, por edhe politika që po ndjekin shumë vende sot në botë, Komiteti Teknik i Ekspertëve po shikon mundësinë e vaksinimit edhe të fëmijëve nën 18 vjeç.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në rast sugjerimi nga grupi i specialistëve, vendimi do të marrë aprovimin edhe nga qeveria. Lidhur me ecurinë e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë muajit të hapur, Rakacolli nuk mohoi se shifrat e deritanishme janë larg pritshmërive.

“Vumë re që ka një lloj hezitimi, në një kohë që ishim përgatitur që të kishim numër të madh vaksinimesh në ditë”, vuri në dukje zëvendësministrja në intervistën dhënë për “A2 CNN”. Sakaq, duke e vlerësuar si delikate situatën e krijuar nga varianti “Delta”, Rakacolli shtoi se shifrat vijojnë të mbeten poshtë niveleve që diktojnë nevojën e marrjes së masave shtrënguese.

VAKSINIMI

Ka mbetur thuajse edhe një javë për vaksinimin e hapur, por të dhënat deri më datën 19 gusht, pasi për 3 ditët e fundit mungon informacioni për sasinë e vaksinave të injektuara, rezulton se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,340,339 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre, 575,342 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Me këto ritme, renditemi të fundit edhe në Ballkan, ku në krye të listës qëndron Kosova, e cila ka administruar deri në 22 mijë doza në ditë, ndërsa në vendin tonë dozat e injektuar kanë variuar nga 3 mijë deri në 10 mijë. Edhe pse fokusi është vendosur te vaksinimi, hapja e shkollave dhe auditorëve të universitetit do të diktojë masa të tjera shtesë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së infeksionit.

“Ne do të vijojmë që të përqendrojmë të gjithë forcat tona sa i përket vaksinimit. Por nga ana tjetër, pa lënë mënjanë edhe masat e thjeshta, siç janë maska, distanca, higjiena. Të tri këto masa të thjeshta, të cilat janë në mbrojtje të shëndetit publik dhe që për të cilat ne do të vijojmë që të kemi masa shtesë edhe në protokollet të cilat ne jemi duke ndërtuar. Mos harrojmë që shumë shpejt do të fillojë viti i ri shkollor. Më tej, do të fillojnë edhe universitetet. Janë të gjitha çështje të cilat janë në diskutim në Komitetin e Ekspertëve, me Institutin e Shëndetit Publik, për të gjitha protokollet të cilat janë duke u rifreskuar nga ekspertët tanë”, tha Minsitrja Manastirliu pak ditë më parë.

RASTET

Përgjatë ditëve të fundit, është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve kryesisht në grupmoshën mbi 55 vjeç, ndërsa janë rritur ndjeshëm edhe shtrimet në spital. Lidhur me situatën për 24 orët e kaluara, janë raportuar 534 raste të reja. “Janë kryer 4262 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 534 qytetarë, në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamzë, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cërrik. Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin” kanë bërë me dije autoritetet. Me shpejtësi janë rritur edhe shtrimet në spitalin Infektiv. “Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 65 vjeç nga Vlora”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat