24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet rezerva e arit, në tunelet e Bankës së Shqipërisë ka 3,42...

Rritet rezerva e arit, në tunelet e Bankës së Shqipërisë ka 3,42 tonë flori/ Cili shtet në rajon dhe në botë ka më shumë?

Shqipëria ka rritur me 310 kilogramë rezervën e arit vitin e fundit. Në tunelet e Bankës Qendrore ka tashmë 3,42 tonë shufra fizike ose lingota ari nga 3.11 tonë vitin e shkuar.

“Rritja e rezervës së arit ka shërbyer dhe shërben për të rritur shkallën e sigurisë së ekonomisë kombëtare, pavarësinë në kuptimin ekonomik të fjalës.

Sot, ari nuk ka rëndësinë e dikurshme, por e rifiton atë sa herë ka periudha krizash”, shprehet për A2 Zef Preçi, ekspert ekonomie.

Ndonëse ka rritur sasinë përmes blerjeve në tre vitet e fundit, Shqipëria ka sasi të ulët të rezervave të arit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendi ka aktualisht një sasi mbi 11 herë më e ulët se Serbia apo gati tre herë më e pakët se Maqedonia e Veriut. Mali i Zi me më pak se 1.2 ton dhe Kosova që nuk ka fare rezerva listohen të fundit në rajon.

“Në fakt Serbia do duhej që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të ndante edhe rezervën valutore. Ajo nuk e bëri, ndaj edhe sot Kosova nuk ka rezerva ari”.

Pavarësisht se “Standardi i arit” e ka humbur thuajse gjithë kuptimin, për ekspertët mbetet e rëndësishme zgjerimi i rezervës së arit të vendit.

Të dhënat tregojnë se në Botë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezervën më të madhe të arit në botë me 7 mijë 133 tonë, ndjekur nga Gjermania, Italia, Franca, Rusia dhe Kina.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat