19.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe prej mesdite shtim gradual të vranësirave.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intenistet të ulët e lokalisht mesatar. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 8 deri 18°C

në zonat e ulëta 9 deri 22°C

në zonat bregdetare 10 deri 19°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat