10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRekord turistësh në muajin janar, 20% më shumë të huaj se periudha...

Rekord turistësh në muajin janar, 20% më shumë të huaj se periudha e para pandemisë

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e parë të këtij viti, të publikuar nga “Instituti i Statistikave”, paraqesin një rritje të konsiderueshme të këtij treguesi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht, në janar të vitit 2023, numri i shtetasve gjithsej që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 833,450 duke pësuar një rritje me 83.6 % krahasuar me janarin e një viti më parë, i cili regjistronte 454,072 hyrje. Krahasuar me shtatë vitet e fundit, janari i këtij viti shënon numrin më të lartë të hyrjeve gjithsej në territorin e Shqipërisë. Numri i hyrjeve të janarit 2023 kalon edhe nivelin më të lartë të hyrjeve të periudhës para pandemisë, ku hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë gjatë janarit të 2020-të regjistroheshin në 693,956 ose 20% më pak se janari i këtij viti.

Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri është 456,239 ose 55% të hyrjeve në total, ndërsa shtetasit e huaj përbëjnë 45% ose 377,211 të huaj gjithsej. Krahasuar me një vit më parë, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptarë është rritur me 94.2%, nga 194,237 të huaj në janar të 2022-shit.

Nga ana tjetër, po të flasim për daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar të vitit 2023, janë shënuar gjithsej 954,933 dalje duke pësuar kështu një rritje me 57.2 %, po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar INSTAT mbi numrin e shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë shifrat tregojnë se janë 542,113 shtetas që kanë dalë nga 371,920 që ishte gjatë janarit të 2022-shit. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2023, janë 412,820. Krahasuar me janarin e 2022-shit, ky numër është rritur me 75.3 %.

Gjatë janarit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 366,257 shtetas, ndjekur nga Amerika me 7,051, ndërsa me numrin më të vogël të hyrjeve është rajoni i Lindjes së Mesme me vetëm 445 shtetas.

Përsa i takon qëllimit të hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, dominohet nga kategoria e qëllimeve “personale” dhe është regjistruar në 369,606, duke u rritur me 96.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetë, shtetasit e huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime profesionale apo për biznes janë vetëm 7,605, duke u rritur me 22.5% krhasuar me janarin e vitit të kaluar./ SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat