20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF/ Ja kompania e sigurimit që shumica e qytetarëve i...

Raporti i AMF/ Ja kompania e sigurimit që shumica e qytetarëve i besojnë Shëndetin

Të ofrosh produkte unike për tregun shqiptar; Të paguash dëmet në kohë dhe më shumë se çdo kompani tjetër; Të ofrosh mundësinë që pavarësisht statusit ekonomik çdo qytetar të marrë shërbimet e duhura mjekësore dhe të jesh gjithmonë një hap para të tjerëve…

Këto janë disa prej arsyeve kryesore pse sot, nëse do të thuash Sigurim Privat Shëndeti të gjithëve u shkon mendja menjëherë tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Ky perceptim qytetar vërtetohet edhe nga raporti i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 3-mujorin e parë të këtij viti.

Kompania e themeluar në vitin 1999 dhe pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group” mbetet në krye të tregut edhe sa i përket sigurimit privat të shëndetit, si në market-share ashtu edhe në dëmet e paguara. Madje, shumë përpara 7 kompanive të tjera që operojnë në treg.

NDARJA E TREGUT

SIGAL UNIQA zotëron mbi 42% të tregut duke i lënë 7 kompanive të tjera të sigurimit të ndajnë mes tyre rreth 58% të tij duke treguar më së miri besimin e qytetarëve për ti besuar këtij emri gjënë më të shtrenjtë, Shëndetin.

DËMET E PAGUARA

Edhe në dëmet e paguara SIGAL UNIQA nuk ka rivalë. Nëse i gjithë tregu, në periudhën janar-mars 2023 ka paguar 123,371,000 Lekë dëmshpërblime, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar mbi 62,000,000 Lekë, çka përbën edhe mbi 50% të totalit.

Në Shqipëri, SIGAL UNIQA GROUP Austria është lidere në segmentin e sigurimeve shëndetësore dhe e vetmja kompani në vend që ofron shërbimin e telemjekësisë dhe sigurimin dedikuar sëmundjeve kritike, “Sigurimi anti-Tumor” dhe “Jetë Plus”.

Pa harruar edhe shërbimin novator “TeleShëndet“, i disponueshëm tashmë edhe në Kosovë, i cili mundëson komunikimin audio dhe video me një mjek të licencuar në çdo orë të ditës apo natës dhe të këshillohen për çdo shqetësim shëndetësor.

Të gjitha këto risi për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.

LEXO EDHEMë e madhja dhe më e besuara mes 12 kompanive/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA ze 30% të tregut të sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat