9.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProbleme me tubacionet shpërndarëse, paralizohet furnizimi me ujë i Durrësit

Probleme me tubacionet shpërndarëse, paralizohet furnizimi me ujë i Durrësit

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së sotme dhe nesër mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të qytetit dhe zonës së fshatrave.

Po punohet për riparimin e difektëve në tubacionin DN 700 mm që vjen nga stacioni i pompave në Fushë Kuqe dhe që furnizon fshatrat dhe një pjesë të qytetit.

Nga mëngjesi i ditës së sotme, grupi i avarive ka nisur punën për riparimin e difekteve në Tarin, Lukje, Shkafane dhe Xhafzotaj.

Këto janë difekte të planifikuara dhe po kryhen në kuadër të masave për reduktimin e humbjeve në mënyrë që të përmirësohet  sasia e ujit që vjen nga burimi i Fushë Kuqes.

Ndërhyrjet në fjalë po kryhen në prag të sezonit turistik më mënyrë që të mos ketë probleme që lidhen me furnizimin me ujë gjatë periudhës sw verws ku popullsia në Durrës shtohet ndjeshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat