25.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës”/ Macron i jep Ismail Kadaresë dekoratën...

“Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës”/ Macron i jep Ismail Kadaresë dekoratën më të lartë të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron, mbërriti mbrëmjen e djeshme në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Ai e ka nisur vizitën me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

“Kreu i Elizesë” bëri një kronologji të veprës së shkrimtarit tonë të shquar nga të ndaluarat dhe të botuarat gjatë kohë së komunizmit, te kërkesa për azil në Francë, duke e cilësuar atë poet të Ballkanit dhe rapsod të Europës.

Gjatë këtyre viteve ka qenë një formë vallëzimi për t’ju mbytur nga njëra anë dhe vallëzim për të shkruar dhe për të thënë gjërat. Kjo rrugë e brishtë përfundoi me Pallatin e Ëndrrave. Ju sillnit libra, libra Sartrin, Kamynë që ua dhuronit miqve tuaj si shishe me liri. Ikja juaj solli protestat e studentë Ju kontribuat në zgjimin e madh të popujve që ngriti perden e hekurt. Ju keni ndarë ekzistencën tuaj mes fjalëve dhe gjërave, njerëzve dhe gjërave. Nga tryeza e kafesë Rostan kanë lindur tekste jashtë kohe. Ju mund ta kishit lënë anijen të digjej, por nuk pranuat të braktisni një popull në duart e atyre që i kishin djegur lirinë. I dashur Ismail Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që mishëroni mes Shqipërisë dhe Francës kam nderin t’u ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”, u shpreh Macron në një fjalim emocionues.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat