14.5 C
Tirana
Saturday, May 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPo ndiqnin gara ilegale/ Aksident tragjik në Kosovë, vdesin tre 20-vjeçarë

Po ndiqnin gara ilegale/ Aksident tragjik në Kosovë, vdesin tre 20-vjeçarë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren ku 3 të rinj të moshës 20 vjeçare kanë humbur jetën teksa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, kur të rinjtë ishin duke ndjekur gara ilegale, kur një prej mjeteve humbi kontrollin dhe përplasi personat në anë të rrugës.

Përplasja ishte fatale dhe për pasojë humbën jetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës 20 vjeç, teksa u lënduan dhe 3 të tjerë.

Sipas mediave në Kosovë, shoferi i cili i ka përplasur tre të rinjtë është Arlind Syla, familjar i Lordit, i cili humbi jetën në këtë aksident.

Policia e Kosovës ka shoqëruar disa persona, teksa ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat