8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet në Pakistan/ Mbi 1000 të vdekur, 10 miliardë $ dëme, sekretari...

Përmbytjet në Pakistan/ Mbi 1000 të vdekur, 10 miliardë $ dëme, sekretari i OKB: Nesër mund t`i vijë radha vendit tuaj

Më shumë se një mijë njerëz kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve katastrofike në Pakistan.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), që po udhëheq përpjekjet humanitare dhe po merret me koordinimin e vlerësimit të dëmeve, deklaroi se 72 nga 160 rrethet e vendit janë goditur nga fatkeqësia. NDMA vuri në dukje se të paktën një milion shtëpi, 162 ura dhe gati 3,500 kilometra rrugë janë dëmtuar ose shkatërruar në të gjithë vendin e Azisë Jugore. Përmbytjet kanë vrarë gjithashtu më shumë se 800,000 kafshë dhe kanë dëmtuar tokat bujqësore dhe të korrat vitale.

Më shumë se 1000 të vdekur kanë shkaktuar përmbytjet në Pakistan që nga qershori, të prekur janë 33 milionë njerëz, ndërsa dëmet e deritanishme llogariten në rreth 10 miliardë dollarë.

Pakistani po përballet me “një muson me steroidë”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pas lajmeve se përmbytjet tashmë kanë goditur një të tretën e vendit.

Antonio Guterres: Azia Jugore është kthyer në një pikë të nxehtë të krizës klimatike. Le të ndalojmë ecjen në gjumë drejt shkatërrimit të planetit tonë nga ndryshimet e klimës. Sot është Pakistani. Nesër mund t`i vijë radha vendit tuaj.

LEXO EDHE: Katastrofat natyrore në gjysmën e parë të 2022 / 4,300 viktima, miliarda dollarë dëme

Vitet e fundit, shpeshtësia dhe ashpërsia e ngjarjeve të motit po rriten për shkak të ngrohjes globale. Ndërsa vetëm në vitin 2021, humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore kalojnë 100 miliardë dollarë.

Ndërkohë Shqipëria rezulton vendi më i rrezikuar në Europë sa i përket katastrofave natyrore.

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të rrezikut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2.

Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Ditët e fundit kemi dëgjuar në lajme për banesa të djegura dhe bagëti të vrara nga rrufeja; kemi dëgjuar për makina të shkatërruara nga rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës dhe për kultura bujqësore të dëmtuara nga breshëri.

Dhe të gjitha këto fenomene natyrore nuk janë në dorën tonë. As i parashikojmë dhe as i ndalojmë dot.

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të sigurtë financiarisht në çdo rast?

Fatkeqësitë natyrore, përfshirë këtu edhe zjarret, shkaktojnë dëme miliona euro të cilat nëse nuk jemi të siguruar do të paguhen nga vetë çka do të thotë kosto shumë e rëndë për çdo familje shqiptare.

Por duke zgjedhur paketën e sigurimit nga SIGAL UNIQA Group Austria, që ju përshtatet më shumë, ju siguroni shtëpinë, pronën, biznesin, makinën apo fermën bujqësore e blegtorale nga çdo fatkeqësi natyrore që mund t’ju godasë e duke mos u shqetësuar aspak për kostot financiare që mund të kenë pas.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA?

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Sigurimi KASKO

https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/

Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

 

Ne nuk kemi forcën të shmangim shiun, breshërin, tërmetin apo temperaturat e larta. Por ne duke u siguruar mund të parandalojmë dëmet financiare që rrjedhin prej tyre.

Mos i mendoni siguracionet si taksa vjetore të detyrueshme por si një shërbim që ju mbron ju, familjen dhe pasurinë tuaj.

Mos harroni!

SIGAL UNIQA ju mundëson që çdo siguracion që ju nevojitet ta blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR: SIGAL UNIQA Group Austria

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat