16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet në Itali/ Shkon në 13 numri i viktimave, miliarda euro dëme 

Përmbytjet në Itali/ Shkon në 13 numri i viktimave, miliarda euro dëme 

Pasoja katastrofike lanë pas përmbytjet e dy ditëve më parë, që autoritetet italiane i krahasojnë me pasojat e një tërmeti të fuqishëm.

Dy të moshuar u gjetën të vdekur këtë të enjte në apartamentin e tyre në Ravenata duke e çuar numrin e viktimave në 13 gjithsej.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

Mijëra persona janë të evakuuarve, ndërsa 10 mijë të tjerë llogariten si të pastrehë.

Kostot e dëmeve janë të mëdha dhe autoritetet i përllogarisin në disa miliardë euro.

Përmbytjet goditën 37 qyteza dhe vendbanime, ku u regjistruan të paktën 120 rrëshqitje të tokës. Dalja nga shtrati i 20 lumenjve ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore.

Zyrtarët e ministrisë për emergjencat thanë se brenda 36 orëve ranë 500 milimetra shi. Kjo është gjysma e sasisë që bie gjithë vitin në rajonin e Emilia Romanjës.

LEXO EDHE: Katastrofat natyrore gjatë vitit 2022 kushtuan 313 miliardë dollarë, por vetëm 42% ishin të siguruara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat