13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Pandemia" e re globale! Sot, Dita Botërore e Diabetit

“Pandemia” e re globale! Sot, Dita Botërore e Diabetit

Çdo vit në 14 Nëntor Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Federata Botërore e Diabetit (IDF) organizon Ditën Botërore të Diabetit.

Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike.

Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si, sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, amputime të këmbëve etj.

Tek personat me diabet, rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Por diabeti ka edhe kosto ekonomike sepse diabetiku ka nevojë për medikamente, trajtime dhe ekzaminime që shpesh janë të kushtueshme.

Diabeti e rrit koston e jetës së pacientit me të paktën 25%.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje ,duke u dyfishuar çdo 10 vjet.

Në botë sot numërohen afro 400 milionë diabetikë ndërsa në vitin 2030 mendohet të jenë 520 milionë diabetikë, apo 6,3 % e popullsisë së botës.

Sipas OBSH, Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%.

Në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy njerëz të tjerë me diabet dhe se çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin.

LEXO EDHESi i ul kujdesi parandalues shpenzimet mjekësore?

Në Shqipëri vuajnë nga diabeti 80 mijë persona ose e thënë ndryshe rreth 9% e popullatës.

Por ajo që është alarmante për mjekët është pjesa e padiagnostikuar. Rreth 7 %  vuajnë nga kjo sëmundje janë prekur por nuk e dinë.

Fatkeqësisht këto përbëjnë numrin më të madh të rasteve që diagnostikohen pas një viti apo 6 muajve të fillimit të tij. Me programet që bëjmë ne të depistimit ne zbulojmë raste të reja të pa trajtuara më parë dhe këto janë gjithnjë e në rritje”, shprehet mjekja endokrinologe Edlira Hoxha.

Dy janë faktorët që po nxisin shtimin e diabetit:

  • dieta jo e shëndetshme ushqimore
  • mungesa e aktivitetit fizik të cilat papritur çojnë në disa shenja që shpesh neglizhohen.

Tharje e gojës, urinim i shpeshtë, rënie e shpejtë në peshë, ulje e mendjeshumë e shikimit etj janë ankesa qe mund ti kenë prej disa muajve dhe pacientet i neglizhojnë”.

Shumë diabetikë, sipas mjekëve, mbeten të patrajtuar mirë.

Shumë nga pacientet nuk bëjnë matjen e glikemisë në shtëpi nuk kanë aparat, tek këto mbetet kontrolli nga një analizë një herë në 6 muaj siç është më e zakonshme apo dhe një herë në vit”.

Sipas të dhënave zyrtare, shumë të sëmurë kronikë diabetik nuk arrijnë të trajtohen siç duhet për shkak të mungesës së analizave.

Por një ndikim të madh, ashtu si edhe në sëmundje të tjera, pati edhe COVID-19. Pandemia bëri edhe më shumë dëme duke shtuar numrin e të sëmurëve me diabet.

Ndikimi i virusit covid në pancreas por edhe trajtimi e shumë me krotizonik nxiti shfaqjen e diabetit tek shumë persona sidomos tek ata me predispozicion të lartë.

Çdo 14 Nëntor, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

LEXO EDHE: Kujdesi më i mirë shëndetësor me çmime që nuk ju sëmurin/ Sigurim Privat i Shëndetit, zgjidhja ideale për ju dhe më të dashurit tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat