13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPakujdesi e momentit/ Magazina e shtëpisë përfshihet nga flakët, në rrezik 7...

Pakujdesi e momentit/ Magazina e shtëpisë përfshihet nga flakët, në rrezik 7 familjarët

Një pakujdesi e momentit ka bërë që një banesë në Berat të përfshihet nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur fshatin Orizaj në banesën e shtetasit Agur Cako.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit bëhet me dije se shtatë anëtarët e familjes kanë qenë brenda në banesë.

LEXO EDHE: Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan/ Nëse nuk ke siguracion, kush i paguan dëmet?

Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit të cilët shkuan menjëherë dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

Mësohet se zjarri ka rënë në një barake ku familja mbante kashtën dhe plehrat kimike, pasi kanë sera, dhe aty ndodhej edhe bombola e gazit.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat