13.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPak ditë pas tërmetit tragjik me mbi 4 mijë viktima, tjetër lëkundje...

Pak ditë pas tërmetit tragjik me mbi 4 mijë viktima, tjetër lëkundje e fortë sizmike në Afganistan

Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 4000 njerëz.

Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi ra orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 km në veri të qytetit të Heratit.

Më shumë se 100 njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa  shumë njerëz ishin duke fjetur në ambient të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga tërmeti i së shtunës.

Agjencitë e ndihmës kanë thënë se ka gjithashtu mungesë të batanijeve, ushqimeve dhe furnizimeve të tjera.

Një dëshmitare okulare në Heratin qendror, tha se ajo u zgjua duke bërtitur dhe doli me vrap nga shtëpia e saj.

Isha në gjumin më të thellë sepse nuk kisha fjetur ditët më parë. Nuk jam ndjerë kurrë kaq afër vdekjes”, tha ajo, duke shtuar se vrapoi zbathur në periferi të qytetit, ku shumë prej tyre kanë fjetur në çadra që nga tërmeti i parë.

Tërmeti i mëngjesit të së shtunës goditi Zindajan, një lagje rurale rreth 40 km larg Heratit. Pamjet nga fshatrat tregojnë shtëpi të tëra, të cilat ishin shumë të brishta për t’i bërë ballë lëkundjeve, të kthyera në rrënoja.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

LEXO EDHE: 4 vjet nga tërmeti i 21 shtatorit 2019/ Por a nxorrëm mësim nga këto ngjarje?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat