14.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOmicron rrit numrin e infektimeve/ Në Lezhë dhe Shkodër 35% e tamponëve...

Omicron rrit numrin e infektimeve/ Në Lezhë dhe Shkodër 35% e tamponëve pozitivë

Omicron ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e të infektuarve edhe në Shqipëri. Problematike paraqitet situata në Gjirokastër me 52 qytetarë të infektuar. Mjeku epidemiolog Vasil Bashari tregon se rritja e raste lidhet me mbërritjen e emigranteve për festat e fundvitit si dhe mos respektimi i masave nga vete qytetaret.

Tre ditët e fundit janë shtuar raste me Omicron. Nga 150 tamponë 52 kanë dalë pozitivë. Omicroni kalon me simptoma më të lehta tek të vaksinuarit”, tha ai.

Përhapja më e madhe e virusit është konstatuar edhe në institucionet arsimore. “Kemi të bëjmë me moshën e dytë, nuk do t’i përjashtoja institucionet shkollore. Edhe pensioniste ka pasur shumë” shtoi ai. Ndërkohë në të gjithë qytetin e Gjirokastrës vijojnë kontrollet  mbi vaksinimin e punonjësve të administratës publike si dhe atyre të bizneseve. Kryeinspektori Edi Sinoimeri tregon se në dy ditët e para janë vërejtur shkelje.

Lexo edhe: Në vend po qarkullon Delta dhe Omicron, si të mbroni veten dhe të afërmit tuaj

Ulja e vigjilencës gjatë ditëve të festave ka bërë që në urgjencën e spitalit rajonal, qendrat shëndetësore të Lezhës të ketë fluks pacientësh me simptoma virale. Aty paraqiten persona me viroza stinore dhe të infektuar. Mjeku infeksionist në këtë spital Martin Marku ka konfirmuar rritjen e rasteve. “Këtë të enjte në qendrat shëndetësore janë kryer 100 tamponë, nga të cilët 30 kanë rezultuar pozitivë” tha ai.

Në Kukës numri i të infektuarve është i ulët, por kërkesa nga qytetarët që duan të kryejnë vaksinën është rritur, kjo edhe si pasojë e hyrjes në fuqi të urdhrit për certifikatën e vaksinimit për disa kategori. Shefi i Shërbimeve Mbështetëse në Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Xhaferr Rexhmati tregon se deri më tani janë vaksinuar mbi 37 mijë qytetarë.

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë raportoi për 1 236 qytetarë të infektuar nga 5 700 teste të kryera dhe 4 viktima.

/abcnews

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat