14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ka patriotizëm në tregti/ Ndarja Shqipëri-Kosovë thellohet në import-eksport

Nuk ka patriotizëm në tregti/ Ndarja Shqipëri-Kosovë thellohet në import-eksport

Kosova dhe Shqipëria po humbin njëra-tjetrën, të paktën në një drejtim… atë të shkëmbimeve tregtare.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator sasia e mallrave shqiptarë të shitura në Kosovë ra në 510 mijë tonë nga 860 mijë tonë në po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: Zhvillimi i biznesit, siguria se “Shqipëria do të bëhet” dhe integrohet në BE

Shqetësimin e ngriti edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë seancës në Parlament të premten e 14 tetorit.

“Nëse shihen importet vetëm me vendet e regjionit, po e marr vetëm muajin gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit paraprak keni me e pa që nga Shqipëria janë zvogëluar importet për 10%, por nga Serbia janë rritë me 30%”.

Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike, materialet e ndërtimit dhe ushqimet janë edhe grupmallrat që kanë njohur tkurrjen më të madhe në eksportet drejt Kosovës.

Çuditërisht kemi tkurrje të importeve nga Shqipëria, por kemi rritje të importeve nga Serbia. Çuditërisht kemi tkurrje të importeve nga Shqipëria dhe kemi rritje nga vendet e tjera, në veçanti nga Turqia”, thotë për A2 CNN Safet Gerxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

“Po e shihni që në letër mund të shkruash çfarë të duash, por e vërteta qëndron në faktin se mungon një koordinim i aktiviteteve mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Tkurrje ka edhe në kahun tjetër, atë të importeve. Sipas të dhënave nga INSTAT, vlera e mallrave të blerë nga Kosova në 9 muaj ra në 136 mijë tonë, 21 mijë tonë më pak se një vit më parë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat